Juventusi nuk është në shitje, Elkann: Jam krenar që kam qenë aksionar kontrollues për më shumë se një shekull
Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën finale të Ligës së Kombeve ku bien në sy katër çiftet big të fazës çerekfinale ku më e madhja është padyshim klasikja europiane Itali-Gjermani, por edhe Spanjë-Holandë.
Ndërkohë dy çiftet e tjera çerekfinaliste do të jenë Kroaci-Francë dhe Danimarkë-Portugali.
Fituesit e katër çifteve do të përcaktohen pas dy takimeve vajtje-ardhje, që do të luhen më 20 dhe 23 mars.
Në këtë short sigurisht janë hedhur edhe shortet për fazën e play off-it për Ligën e Kombeve, ku përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar tashmë kundërshtarin.
Dardanët janë në garë për një vend në një ligë më sipër, nga C në B pasi u renditën në vendin e dytë të Ligës C në fazën e grupeve. Këtë garë përfaqësuesja e Kosovës do ta ndajë Islandën.
‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025. Kështu më 20 mars 2025, Kosova e pret Islandën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, teksa pas tri ditëve, më 23 mars do të luajë ndeshjen e kthimit në Islandë.
Ndryshe, Islanda përfundoi e treta në Grupin 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve, pas Uellsit dhe Turqisë. Islanda në letër është kundërshtari më i lehtë në letër por edhe për fajktin që zë vendin e 70-të në renditjen e FIFA.
Po si funksionon kjo fazë e Ligës së Kombeve?
Tetë skuadrat do të garojnë për trofeun, dy më të mirat në secilin grup të Ligës A të Nations League, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, të planifikuara në muajin mars.
Përveç mundësisë së ngritjes së trofeut, kushdo që e mbyll turneun në vendin e parë do të ketë edhe një mundësi kualifikuese shtesë për Botërorin e vitit 2026.
Top Channel