Rikthimi i Mike Tyson në ring nuk shkoi siç duhet, me përballjen e legjendës së boksit kundër ish-yllit të YouTube, Jake Paul zhgënjeu shumë fansa anë e mbanë botës.
Por duket se Tyson nuk pritet të ndalojë këtu, pasi tashmë po përflitet për një tjetër rikthim të bujshëm në ring të 58-vjeçarit, kësaj radhe në WWE.
Siç bëjnë me dije mediat, kompania e njohur e wrestling po bën gati një plan që ta përfshijë Tyson në një duel kundër vëllait të Jake Paul, Logan në “Wrestlemania 41”, që do të mbahet në prillin e ardhshëm.
Kjo përballje filloi të përflitej që pas duelit me Jake Paul, ku Tyson mund të bënte një tjetër ndeshje boksi, kësaj radhe me vëllain e Jake.
Por WWE kërkon të përfitojë nga kjo situatë, aty ku Tyson mban titullin “Hall of Fame”, ndërsa Logan Paul është një nga superyjet e kompanisë.
Top Channel