Kolonët izraelitë të drejtuar nga Ben-Gvir bastisin xhaminë e Hebron në ditën e festës hebreje (fotot)

22/11/2024 21:43

Qindra banorë të kolonive ilegale izraelite, të drejtuar nga ministri ekstremist i sigurisë së brendshme Itamar Ben-Gvir, kanë sulmuar sot xhaminë Ibrahimi në Hebron, në jug të Bregut Perëndimor, për të shënuar një festë fetare hebreje, shkruan rrjeti shtetëror turk Anadolu.

Aref Jaber, anëtar i një komiteti lokal për të mbrojtur vendasit e Hebron nga sulmet e kolonëve izraelitë, tha për rrjetin Anadolu se disa autobusë sollën izraelitët në xhaminë Ibrahimi ku ata nisën rituale të Talmudit, për festën hebreje të Chayei Sarah (Jeta e Sara).

“Ushtria izraelite kishte mbyllur Qytetin e Vjetër në Hebron (ku ndodhet xhamia Ibrahimi) and dhe nuk lejuan njerëzit të kalonin,” shtonte Jabe.

Ghassan Al-Rajbi, drejtori i xhamisë Ibrahimi tha se ushtria izraelite kishte përzënë punonjësit e xhamisë deri mbrëmjen e të shtunës.

Ai shtonte se turma e kolonave shoqërohej nga policia dhe disa ministra izraelitë, përfshi dhe Ben-Gvir.

Xhamia Ibrahimi ndodhet në qytetin e vjetër të Hebron nën pushtimin izraelit. Rreth 400 izraelitë jetojnë aty në kolonitë ilegale të ndërtuara, të cilët ruhen nga rreth 1,000 ushtarë.

Xhamia Ibrahimi në Hebron adhurohet si nga muslimanët dhe nga hebrejtë, teksa besohet se është vendvarrimi profetëve Abraham, Isaac, e Jacob, shkruan Anadolu.

Pas masakrës së 29 besimtarëve palestinezë në vitin 1994 brenda xhamisë nga kolonë izraelitë, autoritetet izraelite e kanë ndarë kompleksin mes besimtarëve hebrej dhe atyre muslimanë.

Në 2017, UNESCO e shpalli xhaminë Ibrahimi pjesë e trashëgimisë botërore palestineze, shkruan rrjeti Anadolu./Ahmed Asmar/

FOTO GALERI
1/3
Xhamia Ibrahimi në Hebron adhurohet si nga muslimanët dhe nga hebrejtë, teksa besohet se është vendvarrimi profetëve Abraham, Isaac, e Jacob

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA