I biri ‘i trazuar’ modeles milionere vret me thikë shokun e ngushtë (fotot)

22/11/2024 15:38

Dylan Thomas, trashëgimtari i një prej dinastive më të pasura në Uells, deri në fund të vitit të shkuar shijonte një jetë të qetë e plot privilegje, megjithe disa trazira mendore qe familja mundohej te mbante nen kontroll.

Por natën e Krishtlindjeve 24-vjecari ne dukje i qetë dhe sjellshëm, papritur vrau me thikë shokun e tij të vjetër të shkollës, William Bush, në një sulm brutal që shumë nuk dinin si ta shpjegonin.

Thomas sulmoi Bush nga prapa duke e goditur dhjeta herë deri sa i riu humbi jetën.

Bush njihej me Thomas që kur mësonin në të njëjtën shkollë private një dekadë më parë dhe familjet e tyre ishin të afërta me njëra-tjetrën.

Në gjykatë u tha se prindërit e Thomas ishin ndarë që kur ai ishte tre vjeç dhe i vogli kishte dëshmuar disa herë dhunë shtëpiake. Në fakt në 2003, babai i tij Scott Thomas, sulmoi dhunshëm nënën e djalit, një modele që dikur ishte në kopertinën e revistës Vogue.

Biznesmeni Thomas Sr u burgos asokohe gjashtë muaj në Cardiff por tashmë 21 vjet më vonë, e njëjta sallë pret gjyqin e të birit për vrasje.

Thomas pranoi vrasjen por kërkon përgjegjësi të reduktuar prej gjendjes së rëndë psikologjike dhe problemeve mendore.

Sipas sugjerimeve zemërimi i tij me mikun e ngushte Bush po shtohej prej ndrysheve në miqësisë e tyre, pasi Bush do të largohej për të jetuar me të dashurën.

Thomas ishte virtualisht në sallë me lidhje video nga spitali psikiatrik në Ashworth, teksa avokati i tij pretendonte se në kohën e vrasjes vuante nga kriza psikotike dhe më pas nga skizofrenia.

Dje juria e shpalli atë fajtor për vrasje, teksa dënimi do të jepet muajin që vjen.

Gjyshi i të dënuarit, Sir Stanley Thomas, është krijuesii milionave të familjes së tij duke nisur biznesin që në fëmijëri.

Fillimisht duke shitur byreqe në vitet 1950-të bashkë me të vëllanë Peter, ata krijuan dyqanet Thomas Pies, që u shitën në 1965 dhe dy vëllezërit krijuan një tjetër kompani, shkruan Daily Mail.

Edhe kjo e fundit u rrit në një biznes 70 milionë dollarë, me rreth 1,000 punonjës.

Por nipi i tij Thomas nuk kishte suksesin e gjyshit madje kishte dështuar disa herë testin e drejtimit të makinës, prandaj duhet të mbështetej te shoku i tij për të lëvizur me makinë.

Alex Bush, vëllai i viktimës, tha në polici: ‘Will kishte shumë shokë dhe ishte shumë i sinqertë. Ata të dy shkonin bashkë për pushime, megjthë familjet. Will e shoqëronte atë kudo sepse i vinte keq dhe donte ta ndihmonte”.

Ndërsa doktori Dr Xavier tha për çështjen: “Nuk është e pazakontë që njerëzit me psikoza të armatosen kur besojnë se janë nën kërcënim. Ndoshta (Thomas) besonte se në njëfarë mënyre ishte i kërcënuar”.

Por realiteti ishte ndryshe pasi viktima Bush ishte në fakt shoku i tij i ngushtë dhe besnikëria i kushtoi jetën, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
Nena e vrasesit, modele që dikur ishte në kopertinën e revistës Vogue

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA