Mbrëmjen e sotme do të jetë përballja e madhe York Hall Arena të Londrës, boksieri shqiptarë i peshave të rënda i boksit profesionist Nelson Hysa.
Boksieri me origjinë shkodrane peshon 120 kg dhe i gjatë 196 cm do të ndeshet përballë kampionit argjentinas Ariel Brakamonte, me peshën 140 kg dhe 2 metër i gjatë në 10 raunde.
Një përballje titanësh në një prej arenave më të mëdha të boksit britanik në Londër në një mbrëmje do të ku zhvillohen 7 përballje dhe padyshim që supersfida e mbrëmjes do të jetë ajo e Nelson Hysës përballë boksierit argjentinas.
Prej më shumë se dy vitesh, në boksin profesionist Hysa i ka të gjitha ndeshjet fitore dhe rreth 90% të tyre me knockout. Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar edhe peshimi i boksierëve, një procedurë standarde kjo përpara ndeshjeve. Ndërkohë që York Hall arena është krejtësisht e ezauruar me 1200 vende, ku padyshim që pjesa më e madhe që ka siguruar këto bileta ekskluzive kanë qenë shqiptarët e shumtë që ndodhen atje.
Pjesa tjetër e të apasionuarve të këtij sporti, do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë mbrëmje të madhe të boksit me superndeshjen e sportistit shqiptar Nelson Hysa, në kanalin SuperSport 1 të platformës DigitAlb duke filluar nga ora 20:00.
Top Channel