23/12 21:18
Odise Roshi ishte një nga futbollistët që u tërhoq nga Kombëtarja shqiptare së fundmi, me yllin kuqezi që u nderua përpara ndeshjes me Republikën Çeke në “Arenën Kombëtare”.
Vetëm pak ditë më vonë, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka zgjedhur të bëjë një dedikim për ish-shokun e tij të skuadrës te Shqipëria.
“Faleminderit shumë për çdo gjë, që ti ishte si një vëlla i madh për mua. Ke bërë shumë për Kombëtaren, do të kem gjithmonë respekt për ty, si lojtar edhe si njeri dhe nuk do të harroj kurrë. Edhe njëherë, faleminderit legjendë!”, shkruan Broja në postimin e tij.
Top Channel