Demaskohet mashtruesi ndërkombëtar që zhvati 4 gra gjatë ‘marrëdhënieve serioze’ (fotot)

22/11/2024 16:22

Imagjinoni sikur burri me të cilin ke lindur fëmijën të mos ekzistojë, por të jetë në fakt një personazh i krijuar nga një mashtrues profesionist.

Kjo duket se i ndodhi një gruaje nga Parisi të quajtur Marianne, viktimë të mashtrimit romantik nga dikush që jetonte shumë jetë imagjinare.

Burri i njohur tashmë si Ricardo Braziliani – por gjithashtu edhe Daniel apo Alexandre, të kombësive të ndryshme, është një mashtrues romantik që ka bërë kater gra të bien në dashuri me të, duke përshtatur karakterin dhe historinë e jetës së tij sipas secilës prej tyre, duke i bërë të mendojnë se kanë gjetur “burrin e përkryer”.

Secila nga historitë e mashtrimit detajohet në dokumentarin e ri “Burri me njëmijë fytyra” që publikohet në fund të muajit nga gazetarja franceze Sonia Kronlund.

Marianne (e cila luhet nga aktorja Aurelie Gasche) besonte se ishte njohur me një kirurg që kishte kaluar shumë vite në Afrikë me grupin e bamirësisë Médecins Sans Frontières (Mjekët pa kufij).

Kur një ditë Ricardo i tha ishte në Toulouse për trajnim mjekësor, ai ishte në fakt duke takuar gruan tjetër të tij në Krakov të Polonisë.

Gruaja nisi të dyshonte vetëm kur ishte pesë muaj shtatzënë dhe nuk kontaktonte dot me të, pasi numri celularit që i kishte dhënë ishte i rremë.

Kur Ricardo kishte dyshime për marrëdhëniet e tij, strategjia e daljes ishte të thoshte në telefon se “i kishte vdekur një nga prindërit, ose ishte në gjendje kome”.

Ndërsa me identitetin Alexandre, profili tij thoshte se ishte 36 vjeç dhe jetonte në Paris, duke e përshkruar veten si i turpshëm, punëtor dhe profesionist në fushën e mjekësisë.

Por të tjera gra e njihnin atë si inxhinier i kompanisë Peugeot, doktor ose fotograf.

Një nga viktimat pretendon se Ricardo kontaktonte njëkohësisht 15 partnere, teksa me të drejtë në dokumentar ai përshkruhet se ‘sociopat’ që mashtronte gra që nga Rio, Polonia apo Parisi.

Një nga viktimat thotë se Ricardo i dërgonte foto nga vendndodhje të ndryshme, duke pozuar me një uniformë piloti, si roje sigurie apo dhe duke luajtur me gajde skoceze i veshur me fustanellë.

Rrjedhimisht gënjeshtra e tij u shemb kur gratë zbuluan llogaritë e shumta që kishte krijuar për veten.

Një prej grave në film thotë se kishte gjetur në celularin e tij mesazhe nga rreth 20 femra.

Një prej viktimave me profesion psikologe, pyetet se përse i besonte gënjeshtrave të tij, dhe ajo përgjigjet: “Më leverdiste të mos kuptoja shumë, të merrja mbështetjen e rreme për të cilën kisha nevojë”, tha ajo për rrjetin Daily Mail.

Producentja thotë se mori idenë për krijimin e dokumentarit kur një shoqe e saj a viktimë e mashtrimit romantik në rrjet, shkruan faqja Screen Daily.

FOTO GALERI
1/7
Burri i njohur tashmë si Ricardo Braziliani – por gjithashtu edhe Daniel apo Alexandre, të kombësive të ndryshme, është një mashtrues romantik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA