Në Bruksel, një institucion 1-shekullor birre që prodhon pijet sipas recetave të vjetra tradicionale, ka nisur të tërheqë interes të ri.
Vizitorët tashmë vijnë dhe nga jashtë Belgjikës për të parë dhe shijuar atë që prodhohet në kantinën “Gueuze” e cila ka hyrë tashmë në tregun e birrave me shije të tharta unike.
Birra të tilla krijohen me anë të fermentimit të hapur dhe më pas me maturim disa mujor ose në disa rate disa vjetor në fuçitë e drunjta.
Prodhuesi i birrës primitive Jean Van Roy, thotë se procesi është kompleks por produkti është unik nga shija.
“Më shumë se 100 maja e bakterie mbushin lëngun gjatë natës, që më pas vjetërohet në fuçitë e drurit. Birra lambike besohet se është hallka që mungonte mes botës së birrës së zakonshme dhe të verës. Në fillim mund të jetë e ngatërruar por duhet kuptuar”, thotë Van Ropy.
E themeluar në vitin 1900 në Anderlecht, zona e klasës punëtore e kryeqytetit belg, kantina Brasserie Cantillon prodhon ende birrën tradicionale me majatë belge të luginës së Zenne, dhe jo me ato të kultivuara të tregut.
Prodhuesit thonë se vlerësimi për muaj në fuçitë e drurit shkakton një fermenti të dytë të pijes duke shndërruar sheqernat në avuj karboni, dhe si rezultat birra bëhet e thatë dhe me një shije unike të mëpasshme thartësie.
Mëngjesin e sotëm turistë nga Italia, Franca e Japonia shiheshin në distileri për të ndjekur prodhimin e birrës.
Mes tyre John Gallagher, akademik irlandez nga Leeds tha se ka trashëguar shihen e birrës nga xhaxhai tij që udhëtonte shpesh.
“Shija e birrës përcaktohet nga ‘terroir,'” tha ai teksa provonte lëngun e një varieteje të kuqe, duke iu referuar në frëngjisht kombinimit te tokës, klimës e kulturës së produktit. /AFP/
Top Channel