Grabitës të armatosur kanë rrëmbyer dje një pjesë të bizhuterive të vitit 1904 nga mjeshtri Joseph Chaumet të cilat mbaheshin në Muzeumin Hiéron në lindje të vendit, raportojnë mediat.
Punimet e argjendarit të famshëm konsideroheshin si një “thesar kombëtar” teksa grabitja e rende dënohej nga publiku dhe zyrtarët.
Sipas raportimeve, hajdutët erdhën me motoçikleta pasditen e djeshme në Hiéron Museum në qytezën Paray-le-Monial, për të kryer grabitjen.
Kryebashkiaku Jean-Marc Nesme tha grabitësit kishin qëlluar disa herë dhe sulmuan ekzibicionin kryesor të muzeumit, një punim 3.5 metra i lartë i vitit 1904 që përshkruan jetën e Krishtit i veshur me metale të çmuara, xhevahirë dhe fildish.
E njohur edhe si ‘Via Vitae’, monumenti klasifikohet si thesar kombëtar nga ministria e kulturës, në një vlerë prej rreth €7m.
Grabitësit kishin përdorur mjete shpuese për të thyer xhamin mbrojtës dhe morën disa nga figurinat dhe dekorimet me smeraldë.
Muzeumi Hiéron një nga më të vjetrit në Francë, është sulmuar edhe më parë nga hajdutët, në 2017 dhe më pas në 2022, shkruan rrjeti The Guardian.
Top Channel