Vrasja e Martin Canit/ Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit: Do të ofrohet ndërmjetësim për familjet e viktimës dhe autorit

21/11/2024 15:13

Drita Avdyli, kryetare e Dhomës së Ndërmjetësimit ishte e ftuar në “Breaking” në Top News, ku foli për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani ditën e hënë.

Ajo u shpreh se situata është sensitive, ndërsa ofroi ndërmjetësim mes dy familjeve, por në momentin e duhur.

Ndër të tjera ajo tha se ndërmjetësimi do të ofrohet edhe për shokët e viktimës e autorit, për të shmangur kështu një tjetër konflikt të mundshëm.

“Vetëgjyqësia ka lindur nga mosfunksionimi të procese gjyqësore. Në botë dhe në Shqipëri për të gjetur zgjedhje ka qene vetëgjyqësimi. Ky i mitur do dënohet sipas Kodit Penal për të miturit. Ndërmjetësimi mund të arrijë në shuarjen e pasojave të konfliktit. Në këto raste sugjerohet ndërmjetësimi. Ne do të vetë ofrohemi, por ky nuk është momenti i duhur. Do gjejmë momentin për të bërë ndërmjetësimin mes dy familjeve, por edhe shokëve.

Unë do i drejtohem edhe ministrit të Drejtësisë. Në botën përtej Shqipërisë, në BE, janë futur ndërmjetësit që bëjnë të mundur shuarjen e konflikteve. Ky ishte një rast fatal. Në shkolla kemi grindje pothuajse përditë. Në këto raste duhen këshillime nga e psikologëve.”, u shpreh ndër të tjera Avdyli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA