Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Qytetarët protestë para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri për fëmijët tanë

21/11/2024 11:24

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët kanë nisur një marshim këtë të enjte.

Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, pranë së cilës Martin Cani u qëllua me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, drejt Ministrisë së Arsimit.

Qytetarët apelojnë që të merren masa për të rritur sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

Marshimit i janë bashkuar qytetarë, aktivistë, prindër dhe shokët e shoqet e klasës të të ndjerit Martin Cani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA