Video/ Ish-ministri anglez që goditi me grusht fermerin protestues, vdes në moshën 86 vjeçare (foto)

21/11/2024 16:45

Zëvendës kryeministri laburist kishte shërbyer 10 vjet në zyrë deri në 2007, por u bë i famshëm kur ia ktheu me grusht një protestuesi që i hodhi vezë gjatë një vizite në Uells.

Ai vdiq sot në moshën 86 pas betejës me sëmundjen e Alzheimer.

Ai konsiderohej si një ndërmjetës i dobishëm në partinë laburiste në pushet dy dekada më parë, kur drejtohej nga Tony Blair e Gordon Brown.

Në mitingun elektoral të vitit 2001 ndodhi momenti zbavitës kur një protestues kundër kufizimeve të qeverisë ndaj bujqësisë, i lëshoi vezë në fytyrë.

Në pamje të plotë të kamerave Prescott ia ktheu me një grusht të shpejtë para se policët t’i ndanin.

Më vonë politikani i ndjerë kujtonte incidentin me shaka: “Ishte vetëm një grusht. Më telefonoi kryeministri dhe më pyeti si ndjehem. I thashë se mirë, po u dërgoja urdhrat e tua”.

Në njoftimin e vdekjes, bashkëshortja e Prescott me dy djemtë shkruanin: “Me trishtim ju informojmë se bashkëshorti, babai e gjyshi John Prescott, ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.”

Familja shtonte: “John kaloi jetën e tij duke u përpjekur për të mirën e të tjerëve, për drejtësinë sociale”, sipas rrjetit The Sun.

FOTO GALERI
3/3
Zëvendës kryeministri laburist kishte shërbyer 10 vjet në zyrë deri në 2007

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA