Ryshfet deri në 250 milionë dollarë, SHBA akuza për mashtrim miliarderit indian

21/11/2024 08:38

SHBA ka akuzuar miliarderin indian Gautam Adani për orkestrimin e një skeme ryshfeti prej 250 milionë dollarësh dhe fshehjen e saj për të mbledhur para në SHBA.

Akuzat penale, të ngritura të mërkurën në Nju Jork, janë goditja më e fundit për 62-vjeçarin, një nga njerëzit më të pasur të Indisë, perandoria e biznesit të të cilit shtrihet nga portet dhe aeroportet tek energjia e rinovueshme.

Në aktakuzë, prokurorët pretenduan se manjati dhe drejtues të tjerë të lartë kishin rënë dakord për pagesat ndaj zyrtarëve indianë për të fituar kontrata për kompaninë e tij të energjisë së rinovueshme që pritet të sjellë më shumë se 2 miliardë dollarë fitime gjatë 20 viteve.

Aksionet e firmave të Grupit Adani ranë më shumë se 10% në tregtinë e mëngjesit të së enjtes, me grupin duke humbur rreth 30 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut. SIpas BBC, Adani Green Energy, e cila është firma në qendër të akuzave, tha gjithashtu se nuk do të vazhdonte me një ofertë obligacioni prej 600 milionë dollarësh.

Konglomerati ka operuar nën një re në SHBA që nga viti 2023, kur një kompani e profilit të lartë publikoi një raport duke e akuzuar atë për mashtrim. Pretendimet, të cilat zoti Adani i mohoi, shkaktuan një shitje të madhe në treg.

Raportet për këtë hetim për ryshfet qarkullojnë prej muajsh. Prokurorët thanë se SHBA filloi hetimin e kompanisë në vitin 2022 dhe gjeti se hetimi ishte penguar.

Ata pretendojnë se drejtuesit mblodhën 3 miliardë dollarë në kredi dhe obligacione, duke përfshirë nga firmat amerikane, në bazë të deklaratave të rreme dhe mashtruese në lidhje me praktikat dhe politikat e firmës kundër ryshfetit, si dhe raportet për hetimin e ryshfetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA