Ish-zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, John Prescott, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Alzheimer.
Ai kishte jetuar në shtëpinë e tij 5 vitet e fundit nën kujdesin mjekësor, pas një goditjeje që pësoi në tru në vitin në 2019 dhe ndërroi jetë i rrethuar nga familja e tij mbrëmjen e 20 nëntorit.
Në një deklaratë që njoftonte vdekjen e tij , gruaja dhe dy djemtë e Lordit Prescott thanë: “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë i dashur, John Prescott, ndërroi jetë paqësisht dje në moshën 86-vjeçare.
John-i e kaloi jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin. Ai e bëri këtë që nga koha e tij si kamerier në anijet e lundrimit deri si zv/kryeministri më jetëgjatë në Britani.
John-i e donte shumë shtëpinë e tij në Hull dhe përfaqësimi i popullit të tij në Parlament për 40 vjet ishte nderi i tij më i madh.
Ne dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm të NHS që u kujdesën për të pas goditjes në tru në 2019 dhe stafin e përkushtuar në shtëpinë e kujdesit ku ai vdiq pasi jetoi me Alzheimer.
Prescott vdiq në paqe dje i rrethuar nga familja dhe muzika xhaz e Marian Montgomery”, shtoi familja.
Ai shërbeu si zëvendëskryeministër nga viti 1997 deri në vitin 2007 si anëtar i Partisë Laburiste, krah Tony Blair.
“Ai ishte një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë në politikë. Një nga më të përkushtuarit dhe më besnikët dhe padyshim më i pazakonshmi… Nuk kishte rregulla që ai i respektonte vërtet”, tha Blair për programin Today të BBC Radio 4.
Ai veproi si ndërmjetës në marrëdhëniet shpesh të trazuara midis Blair dhe Broën dhe mbikëqyri politikën e qeverisë për mjedisin, transportin dhe rajonet, duke ndihmuar në negocimin e protokollit ndërkombëtar të Kiotos mbi ndryshimet klimatike.
Prescott goditi me grusht një protestues në vitin 2001, i cili hodhi një vezë ndaj tij gjatë një vizite në fushatën zgjedhore në Uellsin verior.
Ai u fisnikërua në vitin 2010 dhe u prezantua në dhomën e sipërme si Lord Prescott i Kingston on Hull , pasi kishte shërbyer për katër dekada si deputet i qytetit.
Blair tha në një deklaratë: “Nuk kishte asgjë për Johnin që i përshtatej mençurisë konvencionale. Ai ishte nga shtresa krenare tradicionale e klasës punëtore, por kuptoi instinktivisht dhe plotësisht aspiratat e asaj klase dhe dëshirën e tyre për të përmirësuar veten.
Ai mund të fliste në gjuhën më të prerë dhe ndonjëherë më të kaltër, por fshihte një intelekt të klasit të parë që do të thoshte se ai mendonte aq thellë për çështjet aq sa kujdesej për to. Nuk është ekzagjerim të thuhet se partia Laburiste nuk mund të kishte fituar kurrë tre mandate të plota radhazi pa John. Ai ishte një prani komanduese.”
Top Channel