Policia në Las Vegas qëllon për vdekje burrin që i thirri për ndihmë (fotot)

21/11/2024 17:21

Një 43-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia në Las Vegas, SHBA, pasi thirri numrin e emergjencës për të kërkuar ndihmë kur gjeti dikë që i kishte hyrë në shtëpi.

Familjarët e Brandon Durham, duke përfshirë dhe bijën e tij 15-vjeçare e cila ishte fshehur në një tjetër dhomë në kohën e incidentit kanë kërkuar largimin e oficerit vrasës nga policia.

Bija adoleshente e Durham tha se ishte e shtangur nga policia e Las Vegas që kishin trajtuar babanë e saj si “të dyshuar” e jo si “viktimë”.

Por avokati i Alexander Bookman, oficeri që qëlloi ndaj Durham, tha se ai nuk ka kryer krim në incidentin e 12 nëntorit.

Durham kishte njoftuar në numrin e emergjencës 911 duke raportuar se dy njerëz po përpiqeshin të hynin me forcë në shtëpinë e tij.

Kur policia erdhi në vendngjarje ata dëgjuan ulërima nga brenda dhe hapën derën me forcë.

Në kamerat trupore të policisë shihet Durham që tentonte të ndalojë një grua me thikë dhe me maskë, që më vonë u identifikua si 31 vjeçarja Alejandra Boudreaux.

Oficeri Bookman dëgjohet që bërtet, “Hidhe thikën, hidhe thikën”, disa sekonda para se të nisë të qëllojë duke rrëzuar përtokë si Durham dhe Boudreaux.

Më pas Bookman qëllon përsëri ndaj Durham dhe thotë “ngriji duart lart”, siç shihet në kamerat e trupit të policisë.

Durham u shpalli vdekur në vend-ngjarje ndërsa Boudreaux u arrestua dhe u akuzua për sulm në shtëpi dhe zotërim arme të rrezikshme.

“Është e neveritshme sesi Metropolitan Police pasi e qëlloi për vdekje i tha babait tim të mos lëvizte,” tha e bija e viktimës për mediat, duke kërkuar arrestimin e policit, i cili është pezulluar nga detyra.

Mediat vendase thonin se viktima Durham dhe and Boudreaux kishin qenë më parë në një lidhje romantike.

Incidenti tragjik sjell sërish në vëmendje vrasjet e policisë dhe paaftësinë e oficerëve në SHBA, disa ditë pas hetimit të vdekjes së Sonya Massey, e cila u qëllua në shtëpinë e saj nga një oficer policie në Illinois, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
2/3
Durham kishte njoftuar në numrin e emergjencës 911 duke raportuar se dy njerëz po përpiqeshin të hynin me forcë në shtëpinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA