Qeveria do t’u rikthejë 500 milionë lekë 6541 tatimpaguesve të profesioneve të lira, të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën Janar-Qershor 2024, në muajin dhjetor.
Ky vendim sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj gjatë një konference me FMN dhe Bankën e Shqipërisë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo është një çështje për të cilën ne si Ministri e Financave ndoqëm rrugën ligjore duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta interpretuar dhe për të thënë çfarë duhet bërë me efektet e ligjit, i cili nisi të zbatohej dhe u shfuqizua. Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur për këtë, duke lënë që të nënkuptohej që efektet nga ky ligj ishin legjitime. Ashtu siç jemi shprehur në të gjitha daljet publike ka një vullnet nga ana e qeverise për t’i kthyer këto fonde mbrapsht.
Brenda javës së ardhshme do të kemi një lajm pozitiv për profesionistët e lirë ku besoj se brenda dhjetorit 2024 do kthente të gjitha fondet e profesionet e lira dhe do fshihen detyrimet janar-korrik për sa kohë ligji ishte në fuqi”, theksoi ministri.
Top Channel