Moti i keq prek edhe Durrësin, flota e peshkimit pezullon aktivitetin, pritet normalizimi i kushteve atmosferike

21/11/2024 11:36

Flota e peshkimit në Durrës ka pezulluar aktivitetin e saj prej dy ditësh në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike në det të hapur.

Në Gjirin e Durrësit dhe në det të hapur forca e detit është 5 ballë, ndërsa drejtimi i erës ja ndryshuar nga jug-jugperëndim një ditë më parë në veriperëndim duke sjellë dhe rënie të temperaturave. Ndërkaq tragetet që lidhin Durrësin me portet italiane të Barit dhe Ankonës kanë lundruar normalisht mes dy brigjeve të Adriatikut.

Sipas parashikimeve moti në det të hapur pritet të normalizohet në fundjavë, duke kthyer aktivitetin e flotës së peshkimit në fillim të javës së ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA