“Do të dërgojmë më shumë raketa mbrojtëse në Ukrainë”, Starmer përforcon mbështetjen për ukrainasit pas planit të paqes
Deputeti egjiptian Essam Diab argumentonte gjithashtu se rrjeti TikTok është kërcënim identitetin dhe etikën në shoqërinë egjiptiane.
Diab i kërkoi sot zyrtarisht kryeministrit Mostafa Madbouly dhe ministrit të informacionit e komunikimeve Amr Talaat të ndalojnë TikTok në vend, për shkelje të vlerave të shoqërisë e familjes, duke rihapur këtë debat në vendin arab me popullsinë më të madhe.
Në një shkrim Diab njoftonte se kishte dorëzuar kërkesat te Madbouly e Talaat, duke nxitur bllokimin e pakufizuar të programit, për përhapje të “të shthurjes e lakuriqësisë mes të rinjve të fëmijëve”.
Egjipti është aktualisht vendi me numrin e 11-të më të madh në botë të përdoruesve, teksa në aplikacion janë regjistruar 37 milionë prej tyre, sipas monitoruesve ‘We Are Social’.
Në një sondazh të vitit 2023 në vend, rrjeti TikTok ishte i treti më i përdorur pas platformave Facebook e Instagram.
Parlamentari shpjegonte se TikTok duhet të ndalohet në Egjipt “deri në qartësimin e legalizimin e rregullave të ruajtjes së traditave dhe kulturës” nga qytetarët egjiptianë.
Diab shprehte gjithashtu shqetësime për sigurinë kombëtare si dhe fitimet e publikuesve të TikTok nga milionat e shikimeve në Egjipt.
Qeveria egjiptiane ka vendosur rregulla të ashpra në përdorimin e rrjeteve sociale dhe shpesh femrat egjiptiane në rrjetin TikTok janë ndaluar dhe akuzuar për “shkelje të vlerave familjare, sipas një ligji vendas për internetin të miratuar në 2018, për monitorimin e përmbajtjeve, shkruan rrjeti The newarab.
TikTok, i krijuar nga kompania kineze ByteDance në 2016, ka shkaktuar shqetësime sigurie në disa vende dhe është ndaluar në 19 prej tyre, pasi algoritmat që kontrollojnë shpërndarjen e përmbajtjeve janë me dy standarte, mes Kinës dhe vendeve të tjera, sipas ankesave.
TikTok është ndalaur pjesërisht ose tërësisht në Indi, Iran, Korenë e Veriut, dhe i kufizuar në Britani, Francë, Kanada e Australi.
Top Channel