I mituri publikoi video me mjet prerës, nisin hetimet për 13-vjeçarin në Tiranë
21/11/2024 10:19
Ka nisur hetimi për një 13-vjeçar në Tiranë, i cili përpara një muaj kishte postuar një video në rrjetet sociale duke mbajtur një mjet prerës në dorë.
Këto materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
I mituri kishte publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel