Eric Trump, i biri i presidentit të zgjedhur të SHBA, tha dje se qeveria e majtë e Skocisë e ka bërë thuajse të pamundur të bësh biznes atje, dhe se familja e tij investon në fushat e golfit vetëm prej dashurisë për vendin, që është origjina e nënës së Donald.
Kritikat vijnë teksa presidenti i SHBA do të vizitojë Skocinë vitin që vjen për të inauguruar një kompleks të ri golfi në zonën e Aberdeenshire.
Eric Trump, i cili po vizitonte dy fushat e golfit të familjes së tij në Skoci, konfirmoi se i ati do të vijën vitin që vjen në Aberdeenshire për hapjen e kompleksit.
Duke folur në kompleksin Trump International në Balmedie, ai kritikoi mbështetjen e kryeministrit të Skocisë, Jahn Swinney për kandidaten demokrate ne SHBA, duke e quajtur ndërhyrje në zgjedhje.
Ndërtimi i fushës së gjerë të golfit me 18-vrima MacLeod Course ka nisur vitin e kaluar dhe pritet të përfundojë verën e vitit që vjen.
Herën e fundit që Trump vizitoi vendin ishte kur qe president teksa u prit me mbështetës dhe kundër-protestues që kundërshtonin investimet.
Kompleksi ‘Trump International’ pretendon se fusha e re do të ketë “dunat e rërës më të mëdha në Skoci” dhe refuzon pretendimet ambjentaliste duke thënë se kompleksi sportiv është nga më miqësorët ndaj ambjentit.
I pyetur për mbështetjen ndaj rivales demokrate Eric Trump tha: Duket qartë që kreu skocez i partisë SNP, Swinney nuk i lexoi mirë zgjedhjet, pasi babai im fitoi bindshëm, dhe siç e dini nëse mbështet një kandidat tre ditë para zgjedhjeve në një vend të huaj, nuk është diçka e mirë”
Më tej ai shtonte: “Por gjithsesi babai im e adhuron Skocinë edhe pse deklarata e kryeministrit nuk i bëri mirë askujt”.
“Për ata që më pyetën për tarifat e biznesit këtu, kujt i shërben kjo? A i shërbejnë Skocisë këto?’, ankohej me tej Eric.
Pak para zgjedhjeve kreu i majte skocez Swinney kishte thënë: “Njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të votojnë për Kamala Harris.”
Ndërsa pas fitores së Trump ai i dërgoi një letër urimi ku thoshte se dëshironte një marrëdhënie të mirë mes dy vendeve, shkruan Daily Mail.
Top Channel