Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 18 vite burg në mungeseëTalo Çelën.

Ljami konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.

Ai është shapllur fajtor për grabitjen e 5.4 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019.

Gjykata e Posaçme e Apelit një vit më parë la në fuqi dënimet e shpallura muaj më parë duke konfirmuar shpalljen fajtor të Klement Çalës dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Edhe i vëllai Eldi Çala u cilësua i fajshëm nga gjykata dhe u dënua me 17 vjet burgim, dhe të njëjtën masë me nga 17 vjet heqje lirie morën edhe Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.

Shtatëshja e grabitësve spektakolarë kishte si bashkëpunëtor edhe Admir Muratajn vrarë gjatë arratisjes nga grabitja dhe Talo Çelën.

Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA