Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi për herë të parë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte.
Ai e përshkroi vendimin si “gënjeshtër absurde” dhe tha se vendimi ishte “anti-semitik”.
Zyra e liderit izraelit thotë se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit izraelit.
Zyra e Netanyahut tha se vendi “nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet” derisa, tha të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit.
Gjithashtu edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant mori gjithashtu një urdhër arresti, sipas Aljazeera.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletëarreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke lëshuar akuza drejt të dyja palëve për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, si dhe për sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael.
Me këtë vendim të GJNP-së, që i izolon ata akoma edhe më shumë, Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar.
Çështja është se në të njëjtën kohë, ky vendim mund të ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit, të cilat e morën ndërkohë një goditje me bllokimin e rezolutës së fundit të OKB-së nga SHBA-ja.
Ashtu siç ndodhi edhe me Vladimir Putinin, këto mandate-arreste në praktikë mund të jenë të kufizuara, për shkak se si Izraeli vetë ashtu aleatja e tij e madhe, SHBA-ja nuk janë anëtarë të kësaj gjykate.
Nga ana tjetër, deri tani përgjatë konfliktit janë vrarë shumë zyrtarë të Hamasit. Kryeministri izraelit dhe liderë të tjerë vendas reaguan menjëherë ndaj kërkesës së kryeprokurorit të GJNP-së, Karim Khan, duke e cilësuar atë si anti-semite.
I ashpër u tregua edhe presidenti amerikan Joe Biden, që insistoi tek e drejta e shtetit hebre për të mbrojtur veten. Kritika për vendimin e GJNP-së pati edhe Hamasi vetë.
Në pjesën e kërkesës që i referohej Netanyahut dhe Yoav Gallantit, gjykata sqaroi se ka arsye të bazuara për të besuar se të dy individët, qëllimshëm dhe me dijeni, ia mohuan popullsinë civile në Gazë qasjen në objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin, ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”.
Top Channel