Ministrja franceze e mjedisit Agnes Pannier-Runacher tha sot se drafti i konferencës së përvitshme të klimës COP29, që po mbahet në Baku, Azerbaixhan, “është i papranueshëm për Francën dhe për Bashkimin Evropian”.
Negociatorët e konferencës së OKB po negocjojnë për një marrëveshje mbi përdorimin e karburanteve fosile, çka aktualisht refuzohet nga vendet e pasura por kërkohet me insistim nga vendet në zhvillim.
Samiti pritet të mbyllet nesër por mund të zgjasë në orë shtesë teksa Kina e SHBA kundërshtuar tekstin e publikuar nga Azerbaixhani si vend pritës.
Vendet në zhvillim të kryesuar nga Kina, kërkojnë një limit shpenzimesh për karburantet fosile në $1.3 trilionë deri në 2030, kurse vendet e zhvilluara kërkojnë që limiti të jetë $500 miliardë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, u kthye sot sërish në Baku pasi ishte në hapjen e samitit në fillim të javës COP29. Ai tha se negocjatorët nuk zhvendosen nga pozicionet e tyre prandaj nxiti një “shtytje finale për arritjen e marrëveshjes”.
Mes pikave problematike ishin gjithashtu faktorët që kontribuojnë në financat për klimën, mënyra e mbledhjes e dërgimit të parave, të cilat nuk janë të qarta në tekst, shkruan rrejti AFP.
Përveç ndarjes së kontributeve, vendet perëndimore thanë se drafti “nuk reflekton nevojën e eliminimit gradual” karburanteve fosile si nafta, qymyri e gazi, që sipas tyre shkaktojnë ‘ngrohjen globale’./AFP/
Top Channel