Kurbini u trondit ditën e djeshme pasi një 53-vjeçar u arrestua nën dyshimin se ka dhunuar dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” në Top Channel, 13-vjeçarja pohon se është dhunuar nga babai, por jo që është abuzuar seksualisht.
Ajo shprehet se denoncimi mund të jetë bërë nga njerëz që kanë inat familjes e saj, ndërsa shtoi se me babain kanë marrëdhënie si vëllezër, shokë.
“Babi ka pasur shumë dhimbje koke, stres. E ka bërë pa vetëdije besoj. Unë jam dakord që të më bërtiste, por jo të më rrihte. Babin e dua shumë dhe së shpejti pres të vijë në shtëpi. Për tre ditë që më keni lënë rrugëve, unë normal do tregoj të vërtetën, nuk kam si e mbroj babin kur është diçka e gabuar, e mbroj pasi nuk është e drejtë që të shpik këto gjëra. Denoncimin mund ta kane bërë komshinjtë, ata që na kanë inat. Mund ta kenë shkurtuar videon. Unë me babin jemi si vëllezër, si shokë.
Unë jam shumë kokëfortë dhe nuk dëgjoj, ndaj… jam e lëvizshme.”, tha 13-vjeçarja.
Top Channel