Aksidentoi për vdekje të moshuarën në Durrës, vihet në pranga 61-vjeçari

21/11/2024 10:51

Një 61-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi aksidentoi në mënyrë fatale një të moshuar, e cila humbi jetën në spital.

M. Xh. gjatë drejtimit të automjetit të tij të mërkurën e 20 nëntorit, përplasi për vdekje shtetasen H.K. 72-vjeç.

Në vijim policia e Durrësit raporton:

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin S. D., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap duke vjedhur naftë nga mjetet e tonazhit të rëndë, në pronësi të një firme që po kryen punime në një segment rrugor në Shijak.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 13 vjeç, pasi shfaqet në një video të postuar në rrjetet sociale, duke mbajtur në dorë, një thikë. Thika u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

M. Xh., 61 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen H. K., 72 vjeçe, banuese në Durrës, e cila humbi jetën në spital;

B. T., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

A. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA