Ukraina ka përdorur për herë të parë raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë, raketa të quajtura Storm Shadow dhe të prodhuara nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas mediave të huaja, kjo është e konfirmuar nga burime të sigurta, por jo zyrtarisht nga qeveria. Pas këtij veprimi, ka shumë arsye që duhet të ketë kujdes, shkruan në një analizë BBC.
Së pari, ka disa shqetësime për reagimin e Rusisë. Por po aq i rëndësishëm është ky moment që shihet si një vendim i ushtrisë ukrainase, dhe jo një vendim i marrë nga Mbretëria e Bashkuar. Britania ende nuk dëshiron të shihet si pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në këtë luftë.
E vërteta është se Londra ka qenë më e gatshme se Uashingtoni për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina. Por kjo qeveri është treguar shumë e kujdesshme që të mos shihet si imponuese e një vendimi. Negociatat e ndjeshme janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
Përdorimi i parë i raketave Storm Shadoë në objektivat brenda Rusisë është një moment domethënës. Por kurrë nuk ishte menduar të kishte një bujë përpara përdorimit të tyre.
Top Channel