23/12 21:18
Trajneri i Rumanisë, Mirçea Luçesku, ka deklaruar se “turpi i mbeti Kosovës” për braktisjen e fushës.
Ai ka thënë edhe se gjoba me 128 mijë euro për federatën rumune është e ekzagjeruar.
“Ata (kosovarët) e provuan, por nuk u eci. Turpi u mbetet atyre”, ka thënë 79-vjeçari. Luçesku nuk ka thënë asnjë fjalë për racizmin ndaj lojtarëve të Kosovës dhe as për sulmin verbal që zyrtarë të federatës së tij i bënë futbollistëve kosovarë në konferencën për shtyp.
“Kanë gjobitur federatën rumune me 128 mijë euro. Ky është kulmi. Është shumë e ekzagjeruar”, tha Luçesku.
Top Channel