Presidenti rus Putin raportohet se ka dhuruar qindra kafshë kopshtesh zoologjike për Korenë e Veriut në zhvillimin e pazakontë, si falënderim për ushtarët që ardhur nga Peniani për të luftuar si mish për top në frontin e Ukrainës.
Lideri despotik i Kremlinit i ka dhuruar kafshët për “mikun e tij” Kim Jong-Un – si mirënjohje rreth më shumë se 10,000 ushtarëve nga Korea e Veriut që kanë shkuar në “makinerinë e gjakderdhjes” në Ukrainë, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Më shumë se 100 kafshë, mes të cilave dhe një elefant afrikan dhe dy arinj të murrmë, janë dërguar për kopshtin zoologjik të Penianit nga kopshti zoologjik i Moskës, për të cilat thuhej se ishin “dhuratë nga Putin për popullin koreano-verior”.
Alexander Kozlov, kreu i burimeve natyrore ruse u kujdes për transferimet e kafshëve me avion drejt kopshtit qendror të Penian.
Pamje të publikuara nga qeveria ruse tregonin papagallë që transportoheshin në kuti druri, si dhe Kozlov që shoqërohej në kopshtin zoologjik nga zyrtarë të Penianit.
Në prill Rusia kishte dhuruar një numër zogjsh ekzotikë kopshtit të Penianit, para se vendet të nënshkruanin marrëveshjen e bashkëpunimit për mbrojtjen.
Më herët diktatori Kim i kishte sjellë si dhuratë despotit rus një çift qensh gjuetie Pungsan.
Ndërsa Putin i kishte dhuruar fillimisht një limuzinë ruse 350,000 dollarëshe, si falënderim për dërgesat e armatimeve.
Prej muajit të kaluar mbështetja e Kim Jong-Un u përshkallëzua duke dislokuar rreth 10,000 në frontin në lindje të Ukrainës, ku Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme, shkruan The Sun.
Megjithë paralajmërimet se ushtarët koreano-veriorë do të përdoreshin si ‘mburojë njerëzore’ Kim Jong-un besohet se është gati të dërgojë të tjerë njerëz të luftojnë për Rusinë, shkruan The Sun.
Top Channel