Policia sekuestron princeshën etruske nga grabitësit e dyshuar të varreve në Itali (fotot)

20/11/2024 17:07

Aksesorë të lashtë bukurie, sarkofagë dhe qypa janë rikuperuar pas disa gërmimeve ilegale ne rajonin qendror italian Umbria.

Policia ka rikuperuar thesaret e strukturave nga dy grabitës së dyshuar varresh të lashta, që besohet se ishin të princeshave etruske, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Zbulimet përfshinin tetë qypa hiri, dy sarkofagë– një prej të cilëve me mbetjet e një gruaje 40 deri në 45 vjeçare – si dhe aksesorë të lashtë bukurie, që ishin marrë nga një strukturë e lashtë nëntokësore, e gjurmuar te një familje etruske me influencë, që jetonte mes viteve 300p.e.s. deri në vitet 100p.e.s.

Vendvarrimi ishte zbuluar në vitin 2015 nga një fermer që po puononte tokën në qytezën e  Città della Pieve, që më pas duket se ishte bastisur nga te tjerë gërmues ilegalë.

Hetuesit thanë se imazhe të relikave që kushtojnë disa miliona dollarë, ishin postuar në internet në kërkim të blerësve të huaj.

Një nga të dyshuarit e zonës kishte vendosur në njoftim edhe një foto të vetes bashkë me objektet.

Një prej tyre ishte pronari tokës por të dy u arrestuan për vjedhje e tregti të sendeve të vjedhura.

Mes objekteve të gjetura ishin katër pasqyra bronzi, një enë e lashtë parfumi dhe disa kupa që përdoreshin nga gratë etruske zakonisht gjatë banketeve.

Civilizimi etrusk lulëzoi në Itali në rajonet Toskana e Umbria për gati një shekull para vendosjes së perandorisë romake, sipas studiuesve, por shenjat e prezencës së tyre janë të shpërndara në shumë rajone të vendit.

Në 2022, një koleksion statujash bronzi u gjetën në një rrjet banjash të lashta nëntokësore të ndërtuara nga etruskët në San Casciano në Toskana.

24 statujat datonin prej 2000 vjet më parë dhe përfshinin një homazh për Hygeia, perëndeshën e shëndetit, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Hetuesit thanë se imazhe të relikave që kushtojnë disa miliona dollarë, ishin postuar në internet në kërkim të blerësve të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA