Kandidati presidencial rumun thotë se do të ndalojë ndihmat ushtarake për Ukrainën: BE, fluskë korrupsioni (fotot)

20/11/2024 19:29

Para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor në Rumani, lideri të djathtës opozitare George Simion tha se nëse zgjidhet president, do të ndalojë ndihmat ushtarake për Ukrainën fqinje.

Ndërsa në lidhje me BE ai e përshkruante Brukselin si një “flluskë të korruptuar, te pangopur e lakmitare” e cila së shpejti do të plasë.

Ai shtoi se priste te mos kishte ndërhyrje nga Evropa per “ndryshim te mundshëm pushteti ne Rumani”.

Deklaratat e ashpra erdhën nga kandidati i grupit te djathte opozitar Aleanca për Unitetin e Rumunëve, i cili shtonte gjithashtu se priste që paqja të vinte nga përpjekjet e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

“Për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës ne jemi të qartë, ne do ta ndërpresim dhe kjo nuk ka bën pro-rusë. Ne jemi vetëm pro-paqes dhe shpresojmë që kjo të arrihet gjithashtu nga përpjekjet e presidentit të zgjedhur të SHBA, Trump.”

Simion shtonte më tej:

“Në opinionin tim Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ne jemi pjesë e traktateve ndërkombëtare dhe presidenti Putin aktialisht është një person i frekuentueshëm, por shpresojmë të mos jetë kështu në të ardhmen. Ne kemi të njëjtin qëndrim me partnerët tanë në NATO.”

“Nuk do të bëjmë ndryshime në politikën e jashtme, që do të thotë se do të mbështesim partnerët tanë të cilët na japin siguri. Disa njerëz më portretizojnë si një anti-evropian por është e kundërta.

“Unë e adhuroj Evropën siç ishte krijuar, por aktualisht Brukseli është kthyer në një fluskë të pangopur korrupsioni. Unë bashkë me liderë të tjerë evropianë duam ta plasim atë flluskë një herë e mirë”.

“Shpresoj që asnjë nga ambasadat në Bukuresht dhe asnjë nga vendet e huaja të përfshihen në një ndryshim pushteti në Rumani”, shtoi kandidati i djathtë, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
1/3
"Shpresoj që asnjë nga ambasadat në Bukuresht dhe asnjë nga vendet e huaja të përfshihen në një ndryshim te mundshem pushteti në Rumani”, shtoi papritur kandidati i djathtë, sipas rrjetit AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA