Kosova dhe Serbia nuk e kanë vullnetin për të arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Ish-Diplomati amerikan që gjatë të nëntëdhjetave ka shërbyer në Ballkan, Thomas Countryman thotë se qëllim kryesor i qeverive aktuale në Prishtinë dhe Beograd është shumica e tyre.

“Besoj me forcë se Beogradi dhe Prishtina e kanë bërë zakon tani që të fajësojnë Brukselin, e ndonjëherë edhe Uashingtonin për paaftësinë e tyre për të ecur përpara. Këndvështrimi im është që ne kemi dy qeveri të cilat janë më shumë të shqetësuara me mbajtjen e shumicës së tyre se sa me arritjen e progresit, qoftë në dialog, qoftë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, thotë ish-diplomat amerikan Thomas Countryman.

Sipas ish-diplomatit amerikan, përgjatë 13 vjetëve dialog mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur pak progres në këtë proces. Ai shton se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i unifikuar në këtë çështje. Countryman nuk pret një epilog të dialogut e aq më pak me administratën në ardhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sigurisht që është koha që dialogu të përmbyllet. Ajo kohë ishte 5 vite më parë. Por unë nuk shoh ndonjë përfundim të shpejtë, dhe mendoj se as qeveria e Serbisë e as e Kosovës nuk duhet të shpresojë në një zgjidhje të shpejt në duart e administratës së re amerikane.”, shton më tej ai.

Thomas Countryman shton se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë diskutim edhe me vendet anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA