Inside Story/ Skandaloze, paratë janë aty por shpërdorohen, në 3 vite u zbatuan vetëm 10 projekte sociale në 61 bashki…

20/11/2024 21:45

Pavarësisht panoramës së zymtë të qarkut më të varfër në Shqipëri, Bashkia e Kukësit nuk ka parashikuar buxhet për projekte sociale dhe nuk ka aplikuar në thirrjet e pushtetit qëndror dhe as në shoqata apo burime të tjera të ardhurash. Pra, asnjë adresim për shtresat e zhytura në mjerim.

‘Buxheti është i pamjaftueshëm sepse mjafton të shikojmë sa është masa e ndihmës ekonomike, po flas vetëm për masën pa folur për pengesat dhe kufizimet, dhe nuk i plotëson nevojat e një jetë dinjitoze. Shumë nga këto pagesa nuk u jepet të gjitha kategorive’, u shpreh Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Sipas të dhënave zyrtare trajtohen me ndihmë ekonomike 4263 familje dhe 3170 individë me kemp. 475 familje kanë trokitur në dyert e kësaj bashkie dhe kanë kërkuar strehim.

‘Vlera e ndihmës Ekonomiks në Shqipëri ka mbetur e ulët, megjithëse ka pasur përmirësime vit pas viti, të tëra këto përmirësime nuk kanë arritur që ta çojnë vlerën e ndihmës ekonomike as afër minimumit jetik. Kemi kërkuar indeksimin e ndihmës ekonomike, jemi duke përgatitur një rekomndim edhe për këtë çështje’ u shpreh Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku tha se gjatë tre viteve të fundit janë fituar e zbatuar 10 projekte sociale në bashki të ndryshme të vendit.

Mazniku: Nga baza e të dhënave përgjatë tre viteve të fundit janë zbatuar 10 projekte me karakter të shërbimit social të mbështetur nga partnerët e zhvillimit konkretisht në bashkitë: Elbasan, Kamëz, Tiranë, Lushnje, Shkodër, Sarandë, Fushë-Arrëz, Tropojë dhe Kukës.

Ministria përgjegjëse e pushtetit lokal, thekson se në hartimin e projekteve, problem mbeten burimet njerëzore të pa kualifikuara në hartim projektesh dhe kryesisht në bashkitë e vogla. Pak a shumë, këtë e konfirmuan edhe ekspertët. Problemi qëndron se pikërisht bashkitë që kanë më tepër nevoja kanë mungesë të eksertëve që mund të hartojnë projekte efikase.

Bazuar në raportin e performancës së bashkive për vitin 2023, rezulton se bashkia Has ka përqindjen më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, në raport me popullsinë rezidente.

Fondet e kushtëzuara parashikohen në buxhetin e shtetit dhe iu shpërndahen institucioneve, të cilat më pas hapin thirrje të ndryshme për bashkitë dhe përcaktojnë kriteret. Pas shqyrtimit të dokumentacionit shpallen projektet fituese. Ministria e Financave tha ër Inside Story se në këtë mënyrë fondet shkojnë në përputhje me objektivat e qeverisë.

Ministria: Ligji 9936 “Për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””, thekson se fondet nga transferta e kushtëzuar, grantet apo projektet specifike financohen tërësisht, sipas destinacionit të institucionit që i akordon. Ky proces është organizuar për të siguruar që fondet të menaxhohen dhe përdoren në përputhje me objektivat dhe prioritetet e qeverisjes, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë vendor. Për sa i përket menaxhimit të projekteve të financuara nga transfertat e kushtëzuara, ato janë përgjegjësi e ministrive të linjës.

Referuar ligjit 139, nenit 40 për vetëqeverisjen vendore asnjë transfertë e kushtëzuar e dhënë nga qeverisja qendrore nuk mund të përdoret për qëllime të tjera përveç atyre të përcaktuara në grantin apo transfertën përkatëse.

Ministria: Ky rregull është një parim i rëndësishëm që garanton që fondet e dhëna për projekte të caktuara të përdoren vetëm për qëllimet e specifikuara dhe nuk mund të përdoren për iniciativat e tjera.

Problematikat sociale që adresohen te komisioneri kundër diskriminimit janë të shumta dhe konsistojnë kryesisht në mungesën e shërbimeve qoftë nga pushteti vendor qoftë nga ai qëndror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA