Familja e Ergeta Debrovës u godit nga dy humbje të mëdha, të njëpasnjëshme duke e lënë familjen në vështirësi të mëdha ekonomike.

Nëna e tre fëmijëve fillimisht humbi bashkëshortin, dhe vetëm 10 ditë më pas infarkti i mori jetën edhe vjehrrit të saj. Sot, ajo jeton me tre fëmijët dhe vjehrrën në Bradashesh. Gjendja ekonomike e familjes sa vjen e rëndohet më shumë. Ajo e ka të pamundur të punojë, pasi vajza e madhe, vetëm 13 vjeçe është e sëmurë dhe ka disa diagnoza të mbivendosura që e bëjnë të varur nga nëna.

‘Unë dua të kërkoj ndihmë për vajzën sepse më vdiq bashkëshorti para 2 vjet e gjysmë, 10 ditë pas tij humbi jetën edhe vjehrri. Vajza është 13 vjeçe është me epilepsi, prapambetje mendore, paralizë cerebrale dhe dobësi muskulare. Goca me ilaçe trajtohet por nuk ka përmirësim, është me pamers, nuk tregon nuk reagon fare’, u shpreh Ergeta Dëbrova.

Nëna e tre fëmijëve e ka përqendruar gjithë vëmendjen tek vajza e cila nuk shkëputet prej saj asnjë moment. Pavarësisht gjendjes së rëndë të vajzës, Ergeta synon që ta dërgojë për një kontroll mjekësor jashtë vendit, në mënyre që të ketë një përmirësim sado të vogël.

‘Dua ta çoj për një kontroll jashtë shteti se kur ishte e vogël më kërkuan ta çoj jashtë shtetit. ajo kur ulet nuk ngrihet dot, ka dobësi muskulare këtu në Shqipëri nuk ka si ti kontrollojnë’, u shpreh Ergeta Dëbrova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA