Sindikatat e punës kanë kërkuar “rroga me dinjitet” pasi rekuprimi i pabarabartë nga kriza ekonomike ka lënë punonjësit të paaftë të paguajnë kostot e rritura.
Sot ka nisur greva e punonjësve të sektorit publik e privat teksa qeveria ‘pro-biznes’ e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, po vihet nën presion me përkeqësimin e kostove të jetesës në vend, megjithe lëvdatat e BE per uljen e borxhit.
Sindikatat thanë se greva 24-orëshe kundër pabarazisë do të bllokojë vendin, së bashku me protestat e planifikuara në disa qytete.
Zyra qeveritare, shkolla, spitale dhe transporti publik do të reduktohen nga masat e protestës, të cilat nisën dje me punonjës të mediave private.
Sindikatat akuzojnë qeverinë për rritje të inflacionit dhe shkatërrim të standardeve të jetesës, në atë pikë sa shumë mezi arrijnë të mbijetojnë.
“Kostot e jetesës janë shumë të larta ndërsa rrogat janë përtokë, kjo ka lënë shumë njerëz në një pozitë tragjike”, tha Yannis Panagopoulos, drejtues i sindikatës së sektorit privat GSEE.
Grekët më të ardhura të ulëta duhet të kalojnë muajin rroga më të ulëta se €900 në vendin ku energjia, veshjet e komunikimet kanë çmimet më të larta në Evropë.
Opozita ka thënë shpesh se më të paprivilegjuarit në Greqi duhet të paguajnë çmime britanike me rroga bullgare”, duke iu referuar dy vendeve të BE.
Mitsotakis është zotuar së fundmi të rrisë rrogën minimale në €950, por kostot e banesave vijojnë të rriten dhe diferenca mes të varfërve e të pasurve shtohet, shkruan rrjeti The Guardian.
Ndërkohë agjencitë financiare evropiane kanë vlerësuar qeverinë e Mitsotakis për reformat fiskale dhe tërheqjen e investimeve.
Greqia raportohet se ka ende një prej borxheve më të madh në BE që prej krizës financiare të një dekade më parë.
“Suksesi me uljen e borxhit nuk është përkthyer në përmirësim të jetës për njerëzit e thjeshtë”, tha analisti vendas Yannis Koutsomitsis. “Shumë njerëz nuk arrijnë të mbyllin muajin pasi kjo qeveri nuk e idenë e situatës së rende”, shtoi ai, sipas rrjetit The Guardian.
Top Channel