Ford njofton shkurtimin e 800 vendeve të punës në Britani, 4000 në Evropë (fotot)

20/11/2024 16:11

Gjiganti i prodhimit të automjeteve Ford tha sot se do të shkurtojë 800 vende pune në Britani brenda tre vjetëve të ardhshme si pjesë e një fushate të gjerë shkurtimesh në Evropë.

Kompania citon si arsye presionin për zhvendosjen drejt automjeteve elektrike dhe restrukturimin e bizneseve në Evropë.

Llogaritet se Ford punëson rreth 5,300 njerëz në Britani dhe kërkon që “shumica e reduktimeve të kryet me largime vullnetare nga puna”.

Propozimet reduktojnë forcën e saj punëtore në Britani me 15%, shumica e të cilëve do të vijnë nga postet administrative apo në rolet e “zhvillimit të produktit”.

Restrukturimi i tyre pritet të përfundojë në vitin 2027.

Ford tha se dobësia e saj në tregun e makinave elektrike do të reduktojë prodhimin e tipeve  Explorer e Capri, dhe kjo do të prekë stafin e fabrikave në Këln, Gjermani.

Dave Johnston, drejtues evropian i Ford tha: “Jemi krenarë për produktet tona në Evropë dhe krijimin e biznesit kompetitiv, por tani duhet të ndërmarrin veprim drastik për të siguruar konkurueshmërinë në të ardhmen.

Reduktimet evropiane do të reduktojnë 2.3% të 174,000 punonjësve të saj në të gjithë botën.

Vitin e kaluar në Britani kompania shkurtoi 1,300 vende pune dhe 3,800 në të gjithë Evropën, shkruan rrjeti britanik The Packet.

FOTO GALERI
1/3
Llogaritet se Ford punëson rreth 5,300 njerëz në Britani dhe kërkon që “shumica e reduktimeve të kryet me largime vullnetare nga puna”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA