Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, e ftuar në Top Story në një një diskutim tjetër për vrasjen e rëndë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, ngriti shqetësimet e saj.
Sa i përket deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që qeveria po mendon të mbyllin rrjetet sociale si TikTok dhe Snapchat, si faktor i nxitjes së dhunës, Zhupa deklaroi se kjo ishte një shashkë për ta hequr vëmendjen nga problemet reale.
“Ideja që do duhet të mos fokusohemi te edukimi, por te një rrjet social është një shashkë e madhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale dhe për t’u marrë më TikTok e Snapchat. Nuk është problemi si të zhdukim teknologjinë, por si të formojmë brezat e ardhshëm që t’i japin më shumë vlerë komunikimit. Duhet të diskutojmë disa gjëra më shumë se TikTok. Në 54 shkolla nuk ka një oficer policie, nuk ka as psikolog në disa. Një ngjarje që ndodhi që të premten, ku ishte mësuesi, oficeri? Ku ishte drejtori i shkollës?”, tha Zhupa.
Këto ngjarje mund të ndodhin edhe në rrugë dhe në trotuar, a mendon që çështja e rrjeteve sociale tejkalon çështjen e shkollës dhe është e shoqërisë?
“Agresiviteti është përtej rrjeteve sociale, ato janë mënyrë për ta shfaqur agresivitetin. Këshilla e parë është mbushja kohën fëmijës tënd, që të merret me artin dhe leximin, apo aktivitete fizike”, u përgjigj ajo.
Top Channel