Presidenti amerikan, Joe Biden, i dha dritën jeshile furnizimit të Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, një lëvizje kjo e përshkruar si përpjekje të ngadalësuar avancimin e trupave ruse.
Një zyrtar amerikan konfirmoi për BBC se Ukraina është zotuar të vërë në funksion vetëm mina që kanë mbetur aktive për një periudhë të kufizuar kohore dhe të mos i përdorë ato në zona me popullsi të dendur.
Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me mina anti-tank përgjatë të gjithë luftës së saj me Moskës, por shtimi i minave anti-njeri kërkon qartësisht bllokimin e përparimit të këmbësorisë ruse. Sipas zyrtarit, minat amerikane dallojnë nga ato të Rusisë, sepse ato janë të “paqëndrueshme” dhe bëhen të padobishme pas një kohe, tha zyrtari.
Atyre u nevojitet bateria për të shpërthyer dhe nuk mund të shpërthejë pasi t’u ketë mbaruar bateria. Lajmi vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që dha me nxitim administrata në largim e Bidenit.
Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev njoftoi se pas informacioneve mbi mundësinë e një sulmi madhor nga ajri, do të mbyllet përkohësisht. Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore njoftoi se punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese e po kështu shtetasit amerikanë janë këshilluar të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror.
Top Channel