BE pranon se shembjet e ushtrisë izraelite janë ‘elementi qendror’ i pushtimit të territoreve palestineze (fotot)

20/11/2024 21:49

1,177 struktura civile janë shembur në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor nga ushtria izraelite në vitin 2023, shifra më e lartë që prej vitit 2016, thuhet në një raport të BE.

Dokumenti shton se shembjet e ndërtesave palestineze të banimit ose shkatërrimet e rrugëve dhe infrastrukturës civile, janë një element qendror i pushtimit izraelit të Palestinë, ose objektivi kryesor i saj, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Në disa video të publikuara në media është parë shpërthimi masiv me eksploziv i ndërtesave palestineze të banimit në Gaza pasi popullsia është larguar prej konfliktit.

“Shembjet e ndërtesave janë një element parësor i politikës së kolonizimit të Izraelit në Bregun Perëndimor, që kanë si objektiv konsolidimin e kontrollit dhe kufizimin e zhvillimit ose vendosjes së palestinezëve të territorin e tyre”, thotë raporti i zyrës së përfaqësuesit të BE në Bregun Perëndimor Gaza, dhe e zyrës së OKB, UNRWA.

Publikimi fundvitit 2023 tregon se 1,177 ndertesa janë shembur nga Izraeli në Bregun Perëndimor, numri më i lartë që prej vitit 2016.

Raportimi shton se dhuna është përshkallëzuar mprehtë me shembje masive të ndërtesave gjatë operacioneve ushtarake, veçanërisht në zona të populluara si Xhenin dhe Tulkarem.

Për situatën në lidhje të Jeruzalemin, raporti shkruante: “Jerusalemi lindor ka dëshmuar një dyfishim të shembjeve të ndërtesave në gjysmën e parë të 2023, në krahasim me 2022.”

“Shumë familje palestineze janë në rrezik dëbimi nga shtëpia, veçanërisht në zonat Silwan, Sheikh Jarrah, e al-Walaja,” thuhet më tej, sipas Anadolu.

Veprimet e Izraelit janë denoncuar nga disa shtete si gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare por konflikti brutal në Palestinë vazhdon dhe rekomandimet e Gjykatës nuk janë marrë parasysh nga autoritetet.

Numri i viktimave palestineze në ofensivën e Izraelit në Gaza tragjikisht i ka kaluar 45 000.

Në korrik gjykata ndërkombëtare dha një opinion këshillues për veprimet e disa dekadave të Izraelit duke quajtur të jashtëligjshëm pushtimin e territoreve palestineze nga Izraelit dhe ndërtimin e kolonive të reja izraelite në territoret e pushtuara, shkruan rrjeti Anadolu.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA