Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla “Fan Noli”: Shkolla tashmë nis ndryshe….

19/11/2024 08:00

Shkolla “Fan Noli” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku një 14-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari i tij.

Shkolla shkruan se shkolla do të nisë ndryshe këtë herë, ku nxënësi i tyre nuk do të jetë më në ato banka.

“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më!
Qofsh i parajsës, engjëll!“, thuhet në postimin e shkollës.

Si ndodhi ngjarja: 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, një ditë më parë, ku një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika me dy bashkëmoshatarë të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Mësohet se viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli” dhe se nga konflikti i lënë në rrjetet sociale, të rinjtë janë përleshur më pas, gjë që solli dhe ngjarjen fatale.

14-vjeçari me inicialet L. M. Që ka marrë goditje në gjoks, ndodhet në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa 14-vjeçari Martin Cani, i cili mori goditje në zemër ka ndërruar jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA