Volumi tregtar mes Turqisë e Afrikës qëndron tashmë në rreth 37 miliardë dollarë, thuajse i shtatë-fishuar në dy dekadat e fundit prej vitit 2003, tha sot zëvendës presidenti turk Xhevdet Yilmaz, teksa kërkonte që bashkëpunimi tregtar me kontinentin të arrijë tashmë në $50 miliardë.
Yilmaz priti në takim kryeministrin e Lesoto Samuel Ntsokoane në Ankara, të cilit i theksoi investimet turke në disa shtete të Afrikës, në një total prej 10 miliardë dollarësh.
“Volumi ynë tregtar me Afrikën nën-Sahariane përfshin më shumë se 400 projekte në një vlerë prej 26 miliardë dollarë”, tha Yilmaz duke shtuar se shpresonte për një nivel më të lartë angazhimi pas kësaj vizite të Matekane, shkruan rrjeti vendas Anadolu.
“Kjo vizitë e kryeministrit Matekane është historike dhe besoj se do të jetë e vlefshme në avancimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, tha turku, duke kujtuar kontributet në ekonominë e Afrikës dhe partneritetin që sipas tiji mbështetej te “vllazëria”.
Ai përmendi punën e gjerë të rrjetit të fluturimeve Turkish Airlines me 60 destinacione në kontinent, si dhe prezencën e institucioneve e fondacioneve turke atje.
Gjithashtu u përmendën vizitat e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në 31 vende afrikanë dhe zgjerimi i përpjekjeve diplomatike turke tashmë dhe në kryeqytetin e Lesotos, Maseru.
Ndërsa Matekane përmendi avancimet e Turqisë në industri e teknologji, duke shpresuar që “ky model transformimi ekonomik të luajë një rol dhe në vendin tonë”.
Top Channel