Trump thotë se ‘nuk do të hakmerret’ ndaj mediave liberale për trajtimin e padrejtë (fotot)

19/11/2024 17:54

Pasi pranoi një takim me gazetarët, presidenti zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka thënë se “nuk kërkon hakmarrje” ndaj shtypit, por paralajmëron se periudha kur ato e trajtonin padrejtësisht “ka marrë fund.”

Megjithëse më parë ai bënte thirrje për “heqje të liçencës” së dy rrjeteve të mëdha amerikane dhe hetim të një rrjeti të tretë për tradhti gjatë fushatës presidenciale, ai zotohej dje se nuk kërkonte hakmarrje.

“Nuk kam ndërmend të hakmerrem, të shkatërroj ndokënd nga ata që më kanë trajtuar padrejtësisht apo pa logjikë,” tha ai për rrjetin Fox News Digital, ndërsa pranonte se “tani sigurisht që është në avantazh ndaj tyre”.

“Do t’i jap atyre një shans të dytë, ndoshta një shans të tretë, por jo katër, aty i heq vizën”, tha Trump, pa u kuptuar nëse fliste seriozisht apo me shaka.

Komentet vijnë pas takimit të Trump me dy gazetarë të njohur në fundjavë, me të cilët ai kishte ndërprerë komunikimet.

Pas takimit në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, prezantuesit e programit ‘Morning Joe’ Joe Scarborough dhe Mika Brzezinski thanë se “shpresonin të rinisnin komunikimet me të”.

Trump së fundmi akuzoi rrjetin vendas ABC News për censurim, dhe manipulim të fakteve gjatë debatit presidencial me Kamala Harris.

“Atyre u duhet hequr licenca,” tha Trump kur rrjeti kishte refuzuar pretendimet e Trump se “emigrantët ilegalë po hanë kafshët shtëpiake të SHBA”, se demorkatët mbështesin edhe “abortet pas lindjes”, apo se zgjedhjet e 2020 ishin të manipuluara.

Pas disa vitesh referencash tallëse ndaj mediave liberale e demokrate si “LameStream Media,” “fake news,” dhe “​​media armik i popullit,” 78-vjeçari thotë se në mandatin e ri ka kthyer një faqe të re, shkruan rrjeti britanik The Independent.

“Ka një obligim për publikun amerikan, dhe vendin tonë, për të qenë i hapur me mediat”, tha Trump, para se të qartësonte: “Por nëse nuk i trajtojnë çështjet me drejtësi, kjo merr fund”.

FOTO GALERI
2/3
Komentet vijnë pas takimit të Trump me dy gazetarë të njohur në fundjavë, me të cilët ai kishte ndërprerë komunikimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA