Të gjithë mund të shikojnë pemët e gjelbra në këtë iluzion intrigues optik, por ata me inteligjencë më të lartë mund të zbulojnë dhe një bretkosë që sillet diku në figurë.
Shikuesit mund të pikasin gjithashtu fletët e rënda në barin përtokë. Fillimisht ato mund të duket diçka normale por detajet duhen shikuar me kujdes, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Diku mes gjelbërimi një bretkosë është e kamufluar në rrethina.
Por nëse nuk e gjeni dot amfibin e vogël mos u merakosni se përgjigja është në fotogaleri së bashku me iluzione të tjera për të ruajtur vigjilencën e lartë dhe shikimin e mprehtë.
Krijuesit e iluzioneve thonë se ato dhe lojra të tjera mendore ndihmojnë që njerëzit të shikojnë përtej gjërave që duken në pamje të parë, për të kuptuar më shumë nga bota dhe njerëzit që na rrethojnë, për të mos u manipuluar prej tyre.
Top Channel