Ka ngjallur shqetësim shfaqja e disa posterave me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin “Po vijmë për Krishtlindje” në të katër komunat në veri të Kosovës.

Policia megjithatë pohoi për REL se pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që rasti të mos hetohet, pasi nuk konsiderohet problematik. Krishtlindja ortodokse festohet më 7 janar.

Megjithatë, shfaqja në veri e posterave të ngjashëm apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, është tashmë një fenomen i përsëritur. Edhe pse policia i ka hetuar këto raste, publiku nuk është informuar se kush qëndron pas tyre. Në fillim të qershorit u shfaq një poster me portretin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i shoqëruar nga mesazhi: “Komandant suprem, po të presim”. Në shkurt, persona të panjohur kishin shpërndarë fletëpalosje në ndërtesat e Mitrovicës së Veriut me thirrje për rezistencë, të cilave u paraprinë edhe mbishkrime grafiti si, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. “Brigada e Veriut” ndërkohë, dhe “Mbrojtja Civile”, u shpallën qershorin e vitit 2023 organizata terroriste nga Prishtinë zyrtare, e cila ishte e bindur se pjesëtarë të tyre qenë përfshirë në sulme të ndryshme kundër Policisë së Kosovës.

Edhe 10 ditë përpara sulmit të Banjskës shtatorin e vitit të kaluar, në Mitrovicën e Veriut u shfaq një grafit me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA