Në një reportazh historik të mediave ruse tregoheshin sot pamjet krahasuese të Shën Petersburg, të njohur më parë si Leningrad, i cili i mbijetoi një prej rrethimeve më brutale naziste.
Rrethimi i Luftës II Botërore i kushtoi jetën më shumë 1 milionë banorëve dhe ushtarëve rusë, teksa në fotot e arkivave dhe ato aktuale mund të shihet koha e kaluar dhe gjurmët që ajo mund të ketë lënë në vendet dhe kujtesën e njerëzve.
Siç prezanton rrjeti vendas Russia Beyond, shumë nga gjurmët e luftërave apo masakrave të dekadave të shkuara sot janë zhdukur, përveç disa monumenteve përkujtimore që gjithsesi banorët nuk mund të mbajnë gjithmonë në mendje pasi duhet të mendojnë për të siguruar jetesën.
Në galerinë e mëposhtme do të gjeni krahasimet pamore mes aktualitetit dhe kohës së luftës brutale, që duket se shpesh përsërisin njëra-tjetrën pa nxjerrë mësimet e duhura.
Top Channel