Opozita fiton zgjedhjet në enklavën separatiste somaleze Somaliland (fotot)

19/11/2024 19:22

Kreu i komisionit zgjedhor të Somaliland, Muse Hassan Yusuf, njoftoi sot se partia opozitare Waddani ka fituar 63.92 përqind të votës.

Kjo do të thotë se kandidati tyre Abdirahman Mohamed Abdullahi, do të bëhet presidenti ardhshëm i rajonit të ndarë nga Somalia.

Rajoni i vendosur në pikën më strategjike të kepit veriperëndimor ë Somalisë, ka shpallur pavarësinë në mënyrë unilaterale në 1991, lëvizje që refuzohet nga Mogadishu dhe komuniteti ndërkombëtar.

Rrjeti AFP shkruan se presidenti i ri vjen në një kohë me arritjen e marrëveshjes detare me Etiopinë fqinje dhe zgjedhjen e Donald Trump në SHBA, teksa ndryshimet politike të 2024 i japin shpresë Somaliland për t’u bërë shteti më i ri i Afrikës.

Vendi është ish-protektorat britanik dhe ka vepruar jashtë jurisdiksionit të Mogadishu, duke printuar paratë e tij, ushtrinë, policinë dhe duke zgjedhur liderët, shkruan rrjeti AFP.

Presidenti në largim Muse Bihi pretendon se ka bërë hapa drejt afirmimit të rajonit, me marrëveshjen me Etiopine për dhënien e 20 kilometrave bregdet vendit fqinjë që nuk ka dalje, ku pritet të krijojë një port dhe bazë ushtarake.

Bihi ka thënë se në kembim Etiopia do të njohë Somaliland si shtet, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga Addis Ababa dhe detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike.

Marrëveshja ka shkaktuar debate diplomatike e ushtarake mes Etiopisë e Somalisë, teksa kjo e fundit e quan shkelje të sovranitetit duke paralajmëruar për konflikt të mundshëm në rajonin e Kepit të Afrikës, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/2
Vendi është ish-protektorat britanik dhe ka vepruar jashtë jurisdiksionit të Mogadishu, duke printuar paratë e tij, ushtrinë, policinë dhe duke zgjedhur liderët, shkruan rrjeti AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA