Mijëra fermerë protestojnë në Londër kundër taksës së re të qeverisë laburiste (fotot)

19/11/2024 16:54

Mijëra fermerë anglezë protestonin sot në Londër për disa ndryshime të kushtueshme në taksën e trashëgimisë së fermave, të njoftuara në buxhetin e ri të qeverisë laburiste.

Mes marshuesve ishte dhe prezantuesi njohur televiziv Jeremy Clarkson, i cili tha se qeveria “kërkon fundin e fermerëve” me rritjen e re të taksës.

Kryeministri i ri Keir Starmer tha se e kuptonte shqetësimin e fermerëve por “shumica e fermave nuk prekeshin” nga masa e re taksore.

Rregullat e reja thonë se prej prillit 2026, trashëgimi i aseteve fermerë me vlerë më shumë se 1 milionë paundë, do të taksohet 20%.

Policia e Londres tha se në protestë merrnin pjesë 10,000 fermerë por organizatorët thanë se numrat ishin shumë më të mëdhenj.

Në reagimet ndaj një videoje ku traktorët rrëzonin tabelat e policisë, oficerët thonin se “shoferët që kalojnë barrierat e policisë do të ndiqen për shkeljet”.

Kreu i sindikatës së fermerëve Tom Bradshaw tha për protestuesit se ky ishte ‘kalimi limitit’ nga qeveria.

Zyrtarët thonë se taksa prek vetëm 500 fermat më të mëdha në vend por grupet e fermerëve llogarisin se më shumë se 70,000 ferma.

Mes protestuesve ishte fermeri David Barton, i cili tha se ferma e tij në Cirencester mbahet nga familja prej vitit 1913.

Ai llogarit se rreth 400-bagëtitë e tij vlejnë rreth 5 milionë paundë dhe se ligji i ri i trashëgimisë e detyron atë të paguajë 800,000 paundë për t’ia lënë të birit.

“Ky buxhet kërkon të na zhvasë, pasi unë e di se im bir nuk mund të paguajë këtë taksë të trashëgimisë”, tha Barton.

Fermeri Rupert Dale tha se taksa e re detyron familjen të shesë fermën duke shpjeguar: “Unë dhe vëllai im duhet të paguajmë këtë shumë absurde për të vazhduar të punojmë në fermën tonë, një shumë që familja jonë nuk mund  ta përballojë”.

Opozita Liberal Demokrate tha se taksa ishte “budallëk” dhe se nuk prek vetëm 500 ferma siç tha kryeministri.

Zëdhënësi Tim Farron tha për rrjetin BBC Breakfast: “E vetmja mënyrë që njerëzit ta paguajnë atë është t’i shesin fermat korporatave të mëdha. Kjo është mizore”.

FOTO GALERI
2/3
Kreu i sindikatës së fermerëve Tom Bradshaw tha për protestuesit se masa e re ishte ‘kalimi limitit’ nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA