Kryebashkiakët francezë në protestë ndaj shkurtimeve drastike të financave prej qeverisë (fotot)

19/11/2024 18:58

Kryebashkiakët francezë të mbledhur sot në Paris pozuan për foto me shirita të zinj në vend të atyre me ngjyrat e flamurit, në protestë simbolike ndaj shkurtimit të financave të bashkive në 5 miliardë euro, në buxhetin e ri.

Kreu i organizatës së rreth 5000 bashkiakëve David Lisnard tha se qeveria po i përçmon vit pas viti duke reduktuar financat dhe rrjedhimisht shërbimet ndaj qytetarëve.

“Kam thënë më parë se nëse do të vazhdojmë të trajtohemi kështu ‘Jelekët e vedhë’ të radhës do të jemi ne. Prandaj sot kemi vënë shiratat e zinj që të tregojmë se ky rrënim i bashkive do të jetë dhe rrënimi i shtetit dhe i kombit”, tha ai.

Qeveria ka caktuar 5 miliardë euro për bashkitë, të cilat mbulojnë shërbimet ndaj komuniteteve, nga te cilat tre miliardë për 450 bashkitë më të mëdha, por shoqata e kryebashkiakëve llogarit se fatura e vërtetë është 11 miliardë.

Kryeministri Michel Barnier njoftoi në fundjavë shkurtimet e “konsiderueshme” për pajisjet e bashkive, sipas tij prej “situatës së komplikuar financiare”.

Por kjo kundërshtohet nga bashkitë dhe kreu i senatit Gérard Larcher

“Shpresoj që këto masa të tërhiqen sepse janë jo vetëm të padrejta por sjellin dështimin e investimeve publike”, tha për rrjetin AFP, përfaqësuesi financiar i shoqatës Antoine Homé.

“Këto janë masa të padrejta, brutale, dhe të paefektshme, ne i kundërshtojmë ato pasi mbrojmë shërbimet publike lokale”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/3
"Shpresoj që këto masa të tërhiqen sepse janë jo vetëm të padrejta por sjellin dështimin e investimeve publike”, tha për rrjetin AFP, përfaqësuesi financiar i shoqatës Antoine Homé.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA