Emigranti i jashtëligjshëm që më parë ishte shfaqur në media si “aktivist” kundër largimeve, sulmoi seksualisht 15-vjeçaren britanike e cila raportohet se mbeti shtatzënë.
Por megjithëse 41 vjeçarit Anicet Mayela i ishte refuzuar azili, ekuipazhi i avionit me të cilin do të deportohej, e ndihmoi të shmangte kthimin.
Mayela kishte sulmuar vajzën e re në dhjetor pasi kishte konsumuar alkool, shkruan rrjeti vendas The Sun.
Ai është burgosur sot për dhjetë vjet e gjashtë muaj nga gjykata e Oxford.
Duke dhënë vendimin gjykatësja Maria Lamb tha: “Për atë vajzë ky sulm ishte eksperienca e saj e parë seksuale, ti e le shtatzënë atë dhe mohon se ke kryer krimin”.
Mayela ka ardhur në Britani në 2004 me pretendimet se jeta e tij ishte në rrezik në Republikën Demokratike të Kongos.
Pas refuzimit të pretendimeve për azil, deportimi i tij dështoi kur nisi të pretendonte se ishte i plagosur kur u dërgua në avion, dhe udhëtimi i tij u ndalua nga stafi i linjave Air France në aeroportin e Southampton.
Azilanti kishte pretenduar me dinakëri se kishte ‘kyçet e thyera nga që autoritetet i kishin lidhur duart dhe këmbët’ prej sjelljeve kaotike te refuzimit.
Pro disa muaj më vonë atij i jepet e drejta për të qëndruar në Britani dhe përdhunon 15 vjeçaren vendase për të cilën mori dhe dënimin.
Rrjeti The Sun shkruan se ai ishte paraqitur në posterin e një fushate anti-deportime, teksa përpiqej të refuzonte kthimin në Kongo, me një pankartë ku shkruhej se “Emigrantët nuk janë kriminelë”. Por pas disa muajsh ai merr dënimin për krimin e rëndë. /TheSun//
Top Channel