Komenti ofendues u bë gjatë një debati mbi ‘dezinformacionin’ në rrjetet sociale.
Zonja e parë e Brazilit, Janja Lula da Silva ka ofenduar publikisht pronarin e rrjetit X, Elon Musk gjatë një eventi informal të G20 në Brazil, teksa vendi pret samitin javën që vjen.
Teksa fliste ajo duhet se u ndërpre nga sirena e një anijeje, çka e nxiti të thoshte: “Qenka Elon Musk, nuk kam frikë nga ty, ‘f**k you’ Elon Musk.”
Musk kishte reaguar ndaj ngjarjes në rrjetin e tij X duke vendosur simbole të qeshurash dhe komentin: “Ata do t’i humbasin zgjedhjet e ardhshme.”
Incidenti vjen mes debatit për dezinformacionin në rrjetet sociale dhe censurimin e aplikuar të përmbajtjeve.
Më herët presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka kritikuar platformën e Musk për politikat e kontrollit të përmbajtjeve duke thënë se duhet të përdorë më shumë censurë ndaj dezinformacionit. “Nuk mund të lejojmë çdo patformë që minon demokracinë apo të drejtat e qytetarëve”.
Fuck you, Elon Musk,”
says Brazil’s first lady, Janja da Silva, during the G20 Social panel. pic.twitter.com/z99XqiHwnj
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 16, 2024
Komentet e bashkëshortes së tij sollën reagime nga figura të opozitës, përfshi dhe ish-presidentin e djathtë Jair Bolsonaro, që tha se komentet mund të shkaktojnë përplasje diplomatike me SHBA.
Në tetor gjykata e lartë braziliane urdhëroi rivenodjsen e rrjetit X në vend pas një muaj ndalimi.
Musk kishte quajtur gjykatësin de Moraes censurues e autoritar. Rrjeti i tij X u lejua në vend vetëm pasi hoqi përmbajtjet, bllokoi disa llogari dhe emëroi përfaqësuesin ligjor në Brazil siç ishte kërkuar, shkruan rrjeti CNN.
Top Channel