18/11 20:16
Një zjarr gjigant ka përfshirë sot çatinë e spitalit qendror në qytetin in Yekaterinburg, në Rusinë qendrore, teksa në pamje e shpërndara në rrjet shiheshin njerëz që hidheshin nga dritaret e ndërtesës për të shpëtuar.
Një dëshmitar tha se shërbimet e emergjencës erdhën disa minuta pas shpërthimit të papritur të zjarrit ndërsa ende nuk ka informacione për viktima ose të plagosur.
Pamje të shpërndara online tregonin shtëllunga të medha tymi të zi që ngriheshin nga ndërtesa e spitalit.
Rrjeti vendas E1.RU tha se çatia që mori flakë ishte në riparim por burimet zyrtare ende nuk kanë konfirmuar shkakun e ngjarjes së rëndë.
Top Channel